Historiku i Fakultetit

Ne Shqip


Fakulteti i Ndërtimtarisë është njësi Akademike e Universitetit të Prishtinës. Fakulteti i Ndërtimtarisë trashëgon një histori të sajë të numëruar në dekadën e shtatë dhe njihet si institucioni fillestar i shkencave teknike në vendin tonë.

Themelet e studimeve nga fusha e shkencave teknike, përkatësisht Ndërtimtarisë, u vunë me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike të Prishtinës, më 20 tetor 1961 me mësim në tre drejtime teknike të Ndërtimtarisë, Elektroteknikës dhe Makinerisë. Pas katër viteve të suksesshme  pune të kësaj shkolle, filluan procedurat për hapjen e Fakultetit Teknik të Prishtinës duke konsideruar si kërkesë e kohës, meqë ndiheshin nevoja të mëdha për shkollimin e kuadrove të profileve të ndryshme teknike për vendin.

Data 9 nëntor 1965 numërohet si ditë e hapjes së Fakulteti Teknik, me departamentin e Ndërtimtarisë, derisa mësimi filloi më 10 dhjetor 1965 me gjithsej 138 studentë, me staf akademik me pesë ligjërues dhe pesë asistentë dhe zhvillohej në dy salla mësimi me nga 40 ulëse dhe në një amfiteatër me 202 ulëse.

Pleqësia e Fakultetit Teknik në datë 30 tetor 1967 morri vendim që të hapeshin edhe dy seksionet; Makineri dhe Elektroteknikë. Ndërsa për hapjen e seksionit të Arkitekturës stafi akademik i Fakultetit Teknik morri vendim në 12 maj 1977 derisa mësimi u organizua dhe në vitin akademik 1978/79.

Në vitin 1979, Fakulteti Teknik përbëhej nga tri Organizata themelore të punës së bashkuar (OTHPB) me Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe arkitekturës, Fakultetin e Makinerisë dhe Fakultetin e Elektroteknikës. Nga viti 1988 deri në 1998 Fakulteti Teknik, sikur edhe shumë institucione tjera në vend ballafaqohen me përplasje të mëdha të pushtetit hegjemonist Serb, duke përjashtuar personelin akademik nga puna, duke uzurpuar ambientet e mësimit dhe objekteve, të detyruar të vetorganizohej mësimi në ambiente të improvizuar nëpër objektet e banimit të qytetarëve deri në çlirimin e vendit në vitin 1999.

Pas vitit 1999, Fakulteti Teknik shpërndahen në tri njësi kryesore akademike të formuara si Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanik dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike.

Në vitin 2019, formohen Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Fakulteti i Arkitekturë me funksion të pavarur nga njëra tjetra.

Fillimet e punës së Fakultetit karakterizohen me vështirësitë e gjetjes së stafit akademik dhe sidomos atij në gjuhën shqipe. Vitet e 70-ta njihen si vitet e krijimit të kuadrove të nevojshme për proceset mësimore të institucioneve arsimore në vend. Mësimi zhvillohej kryesisht në gjuhën kroato-serbe derisa ushtrimet në disa lëndë mbaheshin në gjuhën shqipe. Në fillimet e punës së Fakultetit, mungesa e stafit akademik kompensohej nga stafi akademik i Fakulteteve që vinin nga Sarajeva, Beogradi, Nishi dhe Shkupi. Në vitet e 71-73 kuadri shqiptar i diplomuar në Universitetet e ish Jugosllavisë me marrëveshje me Universitetet nga Shqipëria arritën të krijonin kuadro të përgatitura për nevojat e mësimdhënës shkencore dhe akademike.

Në fillimet e punës së institucionit, infrastruktura e objekteve ishte me kapacitete të vogla dhe të trashëguara nga kezarmat ushtarake të cilat u adaptuan për nevojat e mbajtjes së mësimit. Me kalimin e kohës u ndërtuan edhe objekte shtesë si dhe mbindërtime të objekteve ekzistuese me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve dhe të institucionit. Përparim i Fakuletit Teknik konsiderohet ndërtimi i objektit të ri dhe fillimi i punës në këtë objekt në vitin 1982, në lokacionin e sotshëm derisa Arkitektura mbetet në objektet e Fakultetit Teknik në qendër të qytetit ku gjendet edhe sot.

Fakulteti i Ndërtimtarisë duke filluar nga vitet e fillimit të sajë konsiderohet si lider në vendin tonë për arsimimin dhe edukimin e brezave të cilët i shërbyen dhe i shërbejnë nevojave të vendit. Krijimi i kuadrove të reja me tituj shkencore dhe akademik krijon një qëndrueshmëri konstante për funksionim të pa penguar. Janë me breza të shumtë të inxhinierëve të Ndërtimit të cilët gjetën veten në projektet dhe objektet e ndërtimit jo vetëm në vendin tonë mirëpo edhe në gjithë Botën, në SHBA, Canada, Europë si dhe vende tjera.

Programet e Studimeve të Fakultetit u reformuan dhe reformohen duke përcjellë trendët e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë në nivel botëror, kërkesave të tregut vendor dhe Europian. Nga viti 2002 programet e studimeve organizohen sipas deklaratës së Bolonjës dhe Fakulteti organizon dhe zhvillon programet e studimeve të ciklit të studimeve themelore Bacelor dhe Master.

Sot, Fakulteti i Ndërtimtarisë organizon dhe zhvillon programe të studimeve në BSc dhe Msc Konstruktiv, BSc dhe MSc Hidrotknikë, BSc dhe MSc Gjeodezi dhe BSc Inxhinieri e Mjedisit, me numër të studentëve prej rreth 4000. Të gjitha programet e studimeve të akredituara dhe bashkëkohore.

Janë Departamentet: Konstruksione, Hidroteknikë, Gjeodezi dhe Inxhinieri e Mjedisit pjesë përbërëse e Fakultetit. Janë Laboratorët e materialeve ndërtimore, asfaltit, gjeomekanikës, hidroteknikës, gjeodezisë dhe Inxhinierisë së mjedisit si përbërje e institutit të Fakultetit.

 

In English


The Faculty of Civil Engineering is an Academic Unit of the University of Prishtina. The Faculty of Civil Engineering inherits its history counted in the seventh decade and is known as the initial institution of technical sciences in our country.

The foundation of the studies in the field of technical sciences, namely Civil Engineering, were laid with the opening of the Higher Technical School of Prishtina, on October 20, 1961 with teaching in three technical directions of Construction, Electrical Engineering and Machinery. After four successful years of work of this school, the procedures for the opening of the Technical Faculty of Prishtina began, considering it as a requirement of the time, as there was a great need for schooling of staff of different technical profiles for the country.

November 9, 1965 is known as the opening day of the Technical Faculty, with the Department of Civil Engineering, whereas the lectures began on December 10, 1965 with a total of 138 students, with academic staff of five lecturers and five assistants and took place in two classrooms with 40 seats each and an amphitheater with 202 seats.

The Elders of the Technical Faculty on October 30, 1967 decided to open two more sections; Machinery and Electrical Engineering. For the opening of the Architecture section the academic staff of the Technical Faculty made a decision on May 12, 1977 while the lectures were organized in the academic year 1978/79.

In 1979, the Technical Faculty consisted of three Basic Joint Labor Organizations (BJLO) with the Faculty of Civil Engineering and Architecture, the Faculty of Machinery and the Faculty of Electrical Engineering. From 1988 to 1998, the Technical Faculty, like many other institutions in the country, faced major clashes with the Serbian hegemonic power, dismissing academic staff, occupying teaching facilities, forcing self-organization of teaching in makeshift facilities in the residential buildings of citizens until the liberation of the country in 1999.

After 1999, the Technical Faculty was divided into three main academic units formed as the Faculty of Civil Engineering and Architecture, the Faculty of Mechanical Engineering and the Faculty of Electronic and Computer Engineering.

In 2019, the Faculty of Civil Engineering and the Faculty of Architecture are formed with a function independent of each other.

The beginnings of the work of the Faculty are characterized by the difficulties of finding the academic staff and especially the one in Albanian language. The 70s are known as the years of creating the necessary staff for the teaching processes of educational institutions in the country. Teaching was conducted mainly in Croatian-Serbian, while exercises in some subjects were conducted in Albanian. In the beginning of the work of the Faculty, the lack of academic staff was compensated by the academic staff of the Faculties coming from Sarajevo, Belgrade, Nis and Skopje. In the years 71-73, the Albanian staff graduated from the Universities of the former Yugoslavia, in agreement with the Universities from Albania, managed to create staff prepared for the needs of the scientific and academic teaching.

In the beginning of the work of the institution, the infrastructure of the facilities was with small capacities and inherited from the military barracks which were adapted for the needs of teaching. Over time, additional facilities were built as well as superstructures of existing facilities in order to increase the capacity of students and the institution. The progress of the Technical Faculty is considered the construction of the new facility and the beginning of work on this facility in 1982, at the current location while the Architecture remains in the facilities of the Technical Faculty in the city center where it is located today.

The Faculty of Civil Engineering, starting from the years of its inception, is considered as a leader in our country for the education and upbringing of the generations who served and serve the needs of the country. The creation of new cadres with scientific and academic titles creates a constant stability for unhindered functioning. There are many generations of Civil Engineers who found themselves in construction projects and facilities not only in our country but also around the world, in the US, Canada, Europe and other countries.

The Faculty Study programs were reformed and are being reformed following the development trends of science and technology at the global level, the demands of the local and European market. From 2002 the study programs are organized according to the declaration of Bologna and the Faculty organizes and develops the study programs of the cycle of basic Bachelor and Master studies.

Today, the Faculty of Civil Engineering organizes and develops study programs in BSc and MSc Construction, BSc and MSc Hydrotechnics, BSc and MSc Geodesy and BSc Environmental Engineering, with a number of students of about 4000. All are accredited and contemporary study programs.

The Departments: Construction, Hydrotechnics, Geodesy and Environmental Engineering are an integral part of the Faculty. They are the Laboratories of construction materials, asphalt, Geomechanics, Hydrotechnics, Geodesy and Environmental Engineering as a part of the Institute of the Faculty.