Vizita e delegacionit nga Universiteti i Poznanit, Poloni.

02 Nëntor 2022
SHARE

Fakulteti i Ndërtimtarisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë javë do të jetë nikoqir I delegacionit nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Mjedisit dhe Inxhinierisë Mekanike nga Universiteti i Poznanit, Poloni.

Kjo vizitë ka qëllim krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese mes dy universiteteve, duke krijuar mundësi për mobilitet, kërkim shkencor, si dhe bashkëpunim dhe mbështjetje reciproke për projekte dhe hulumtime të ndryshme.

Gjatë takimit mirëseardhës të ditës së parë, të pranishëm ishin 6 profesorë dhe staf administrativ të Universitetit të Poznanit, si dhe nga ana e Universitetit të Prishtinës, e pranishme ishte u.d. e rektores së UP-së, prof. ass. dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, dekani i Fakultetit të ndërtimtarisë, prof. ass. Florim Grajçevci, si dhe anëtarë të tjerë të stafit, përfshirë prodekanë, profesorë, asistentë dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Gjatë këtyre takimeve, theksi ishte tek mundësitë e bashkëpunimit mes 2 fakulteteve, duke u prezentuar puna e deritanishme e secilit universitet, si dhe programet, projektet e deritanishme dhe ato në të ardhmen e afërt. Delegacioni pati mundësinë të vizitonte edhe 4 laboratoret e Fakultetit të Ndërtimtarisë, për të parë nga afër infrastrukturën dhe mundësitë që ofron Universiteti i Prishtinës.

Deri tani, në Universitetin e Poznanit janë duke studiuar 2 studentë PhD nga Universiteti i Prishtinës, si dhe në frymën e bashkëpunimit, janë ofruar edhe mundësi shumë të mira për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet Master në Poloni.