27 shkurt 2023
Sot delegacioni i Fakultetit të Ndërtimtarisë i udhëhequr nga Dekani i Fakultetit me stafin akademik zhvilloj vizitë zyrtare në Universitetin e Malit te zi, Fakultetin e Ndërtimtarisë.
Vizita ka karakter pune duke vlerësuar mundësinë e bashkëpunimit ne mes te dy Institucioneve Arsimore për çështje të ndryshme akademike si dhe studenteve. Bashkëpunimi në mes të dy Institucioneve vlerësohet në pjesëmarrjen e stafit akademik të Fakultetit të Ndërtimtarisë të Malit të Zi në konferencën ICCE2023 e cila organizohet në 18 deri 20 maj 2023. E veçantë e kësaj vizite është se takimet janë zhvilluara në bashkëpunim edhe me delegacionin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit duke bashkëvepruar si tri IAL të vendeve të rajonit me mundësi të bashkëpunimeve të përbashkëta.
