Kosova sot feston 15 vjet pavarësi, si vend sovran dhe me demokraci. Janë shumë sakrifica dhe vështirësi që populli i përjetoj për të arritur deri në këtë ditë.
Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Kjo ditë na bënë të kujtojmë gjithnjë patriotët më të mëdhenj të vendit duke i nderuar dhe lartësuar veprat dhe punën e tyre për vendin tonë.
Sot të festojmë të gjithë së bashku, ndërsa ditët tjera të punojmë që rrënjët e shtetësisë së Kosovës të jenë sa më thella dhe të ju rezistojnë stuhive.
