Donacion

12 Tetor 2021
SHARE

Kompania BauHolding mbështet Fakultetin e Ndërtimtarisë në rritjen e kapaciteteve të saja me pajisje të konkretizimit për mësimdhënie në prag të fillimit të vitit akademik 2021/2022. Janë 18 video projektorë me performanca të teknologjisë së fundit për nevojat e Institucionit donacion nga BauHolding.

Ky është një nga rezultatet e vazhdueshme të Bordit Industrial të FN-së të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm janë të angazhuar në avancimin e njësisë akademike.

Menaxhmenti, Stafi akademik, administrata dhe Studentët janë Falënderues për këtë ndihmë dhe kontribut të dhënë.