UP-ja hap konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22

13 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22 – Afati i II-të.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e dytë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 2705 studentë të rregullt.

Aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nis nga sot, më datë 13.09.2021 dhe zgjat deri më datë 20.09.2021, në ora 16.00.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!