Informatë për programet Fulbright të hapura për aplikim për vitin akademik 2022- 2023

12 Korrik 2021
SHARE

Programi Fulbright Faculty Development është i dizajnuar për stafin e ri akademik që për momentin janë të angazhuar në mësimdhënie në Kosovë. Pas përfundimit të programit, aplikantët duhet të synojnë që të kthehen në pozitat e tyre në institucionet vendase dhe të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre si mësimdhënës, si dhe të aplikojnë njohuritë dhe përvojën e fituar. Programi Fulbright Faculty Development është i strukturuar si grant 5 mujor, duke filluar në mes të muajit gusht për të përfunduar në mes të muajit janar. Qëllimi i programit është njohja e pjesëmarrësve me praktikat më të mira dhe qasjet teorike në zhvillimin e kurrikulumit në SHBA dhe t’u ofrohen atyre strategji konkrete për zhvillimin e kurrikulumit të lëndës, përfshirë një përmbledhje të burimeve akademike dhe hulumtuese. Gjatë programit, bursistët pritet të hulumtojnë dhe zhvillojnë një përshkrim të lëndës, planprogramin dhe strategjitë specifike të mësimdhënjes për lëndën e tyre të propozuar.

Konkursi për Programin Fulbright Faculty Development për vitin 2022-2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 18 tetor, 2021.

Për aplikimin online dhe udhëzimet tjera, ju lutemi të klikoni këtu: https://apply.iie.org/ffsp2022 

 

Për më shumë informata: U.S. Embassy in Kosovo

 

Programet Fulbright FFDP, FFSP dhe FNAHSF

Fulbright Programs FFDP, FFSP and FNAHSF