UP-ja organizon webinar për “Mundësitë në universitet” – Prezantim i mundësive ndërkombëtare

19 Prill 2021
SHARE

Të dashur studentë dhe ju të diplomuar,  

Më 20 prill 2021 (e martë) nga ora 10:00, në  Google MeetQendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" ju fton të bëheni pjesë e sesionit virtual “Mundësitë në universitet”.

Takoni virtualisht përfaqësuesit e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe përfitoni nga këshillat që do të ofrojnë ata për të kuptuar qasjet drejt mundësive për bursa ndërkombëtare, programet e mobilitetit Erasmus +, Universitetin Veror të Prishtinës dhe mundësive të punës vullnetare në  Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë.  

Cikli i webinareve “Mundësitë në universitet” synon promovimin dhe ndërlidhjen e studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" me zyrat, shoqatat, qendrat dhe organizatat në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Mos harroni të bashkoheni me ne në sesion virtual!

Klikoni në linkun ndërlidhës: meet.google.com/ooy-gvdv-ite

Klikoni Këtu për agjendën  e webinarit.