Programet studimore - Konstruksione MSc

Fakulteti i Ndërtimtarisë ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Konstrukcioneve.

Programi i studimit MSc-Konstruktiv organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Konstruksioneve sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara). Programi i studimeve në Master i Shkencave për konstruksione, ka synim për të transformuar pozitivisht shoqërinë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm duke influencuar politikat publike ku është përfshirë me ekspertizë dhe punë të stafit e studentëve në një sërë reformash me impakt në përmbajtjen e kohës si dhe reforma e arsimit të lartë.

Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina.

Programi i ofron studentëve mundësinë për t'iu përshtatur ndryshimeve teknologjike dhe ti bëjë ato të konkurrojnë si brenda tregut vendas ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Inxhinierët janë një figurë qendrore dhe përgjegjëse për projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një game të gjerë të projekteve të infrastrukturës. Vetë tregu dhe kriza që e ka përfshirë në këtë çast përbën një sfidë mjaft komplekse për gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe efektive, si në një kontekst ekonomik ashtu dhe atë shoqëror e teknologjik e mjedisor. Ky program synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm.

Programi i studimit MSc Konstruktiv – organizohet në katër semestra gjatë dy viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 120ECTS.

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit MSc – Konstruktiv, pas përfundimit të studimeve studenti merr kompetenca të avancuara për struktura, sikur.

  • Projekton konstruksione të veçanta të sistemeve strukturore të objekteve nga materialet e konstruksioneve çelik, beton dhe druri.
  • Udhëheqë kantiere ndërtimit me kapacitete më të mëdha të objekteve dhe kopmlekseve të ndërtesave.
  • Revidon projekte të strukturave të kategorive të ndryshme, sikur objekte banimi, objekte afariste, ura, si dhe konstruksione më të veçanta.
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon ndërtimin e objekteve dhe strukturave të tyre, gjithashtu edhe elementet tjera jo strukturore.
  • Analizon dhe përcakton kapacitetet e objekteve dhe strukturave ekzistuese.
  • Projekton dhe dizajnon sanimin e strukturave të grupacioneve të ndryshme të strukturave.
  • Analizon përdorimin e materialeve ndërtimore në konstruksione të objekteve.
  • Hulumton dhe kërkon zgjedhjen e problemeve shkencore në fushën e konstruksioneve, materialeve si dhe sanimeve të strukturave.
  • Shtron dhe zgjedh problemet e fushës së konstruksioneve dhe pjesëve të tyre duke zbatuar njohuritë teorike si dhe praktike duke u bazuar në eksperimentet në ndërtim.
  • Ndihmon në përmirësimin e ndërtimit konform kërkesave të parashtruara me Standarde.

 

Konstruksione MSc. 2021/2022 - 2023/2024
Publikuar me: 07/04/2022 Shkarko
Konstruksione MSc. 2017/2018 - 2020/2021
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione MSc. 2014/2015 - 2016/2017
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Infrastrukturë Rrugore MSc. 2014/2015 - 2016/2017
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione MSc. 2012/2013 - 2013/2014
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Infrastrukturë Rrugore MSc. 2012/2013 - 2013/2014
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione MSc. 2009/2010
Publikuar me: 11/06/2021 Shkarko
Konstruksione MSc. 2005/2006
Publikuar me: 29/12/2021 Shkarko