Thirrja për aplikime për Bursën e Qeverisë Zvicerane 2021/2022 tani është e hapur!

25 Gusht 2021
SHARE

Përmes Komisionit Federal për Bursat për Studentët e Huaj (FCS), Konfederata Zvicerane u jep bursa të ndryshme pasuniversitare studiuesve të huaj të të gjitha disiplinave.

Bursat kërkimore universitare për studiues, doktorata dhe postdoktorata në universitetet zvicerane, institutet federale të teknologjisë dhe universitetet e shkencave të aplikuara (nuk ka bursa për studime bachelor ose master) Kriteret e përshtatshmërisë, informacion mbi procedurën e aplikimit, adresat e kontaktit dhe informacione të tjera mund të gjenden të listuara në secilin vend në faqen e internetit të Komisionit Federal për Bursat për Studentët e Huaj (FCS).

Bursat e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane për Studiues dhe Artistë të Huaj (kliko për më shumë info)

Ju mund të gjeni kriteret për pranueshmërinë dhe më shumë informacion mbi procedurën e aplikimit për vitin akademik 2022-2023, të klasifikuar sipas vendeve, në linkun vijues: https://www.sbfi.admin.ch/sbfi/en/home/education/scholarships-and-grants/swiss-government-excellence-scholarships.html

Nëse i përmbushni kriteret për përshtatshmëri, ju mund të kërkoni dokumentet e aplikimit direkt përmes postës elektronike në Ambasadën e Zvicrës në [email protected].

 

Afati i fundit për aplikime është: 29.11.2021