Njoftim - Takim solemn për fillimin e vitit akademik 2021/2022

12 Tetor 2021
SHARE

Njoftim për studentët e fakultetit të Ndërtimtarisë (FN)  të regjistruar në vitin akademik 2021/2022 – Baçelor (BSc.) dhe Master (MSc.).

Njoftim për studentët e fakultetit të Ndërtimtarisë (FN)  të regjistruar në vitin akademik 2021/2022 në programet e studimeve themelore Baçelor (BSc.)  Konstruktiv, Hidroteknikë, Gjeodezi dhe Inxhinieri të Ambientit, dhe në programet e studimeve Master (MSc.) Konstruktiv, Hidroteknikë, Gjeodezi .

Sipas vendimit të senatit të UP-së, viti akademik 2021/2022 fillon me 15 Tetor për të gjithë njësitë Akademike të UP – së.

Në këtë ditë, 15 Tetor 2021, në ora 10:00, ju ftojmë të gjithë studentët e studimeve themelore Baçelor (BSc.)në takim solemn për fillimin e vitit akademik 2021/2022 në FN.

Studentët e studimeve Master (MSc.) ftohen në takim në ora 10:30 më 15 Tetor 2021

Takimi do të mbahet në amfiteatrin 408.