Njoftim mortor

15 Shtator 2021
SHARE

Prof. Dr. Qani Kadiri, lindi më 08.02.1963 në Rahovec. Shkollën fillore dhe atë të mesme e përfundoj në vendlindje, ndërsa në vitin 1981 regjistrohet në Fakultetin Teknik-seksioni i Ndërtimtarisë drejtimi Konstruktiv, ku edhe më 20.05.1987 diplomoj në Katedrën e Gjeoteknikës.

Më 01.07.1987 punësohet në ndërmarrjen Ndërtimore “Maji” në Rahovec në cilësi të inxhinierit në operativ, duke u avancuar në inxhinier kryesor të operatives, drejtor i operativës deri në pozitën drejtori teknik. Në vitin 1988 Qani KADIRI pranohet në Fakultetin Teknik seksioni i Ndërtimtarisë në marrëdhënie të rregullt pune në cilësi të asistentit në katedrën e Gjeoteknikës për lëndët: “Mekanika e Dherave” dhe “Fondamentet”.

Në vitin shkollor 1987/88 regjistrohet në studimet pasdiplomike në Universitetin e Zagrebit drejtimi i Gjeoteknikës. Qani V. KADIRI ka mbrojtur temën e magjistraturës pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës me 07.07.2008. Me 27 mars 2014, mbron punimin e Doktoratës në Universitetin “Kirily and Methody” në Shkup.

Në vitin 2018 zgjidhet në thirrjen akademike Profesor asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës duke mbuluar fushat profesionale të Fondamenteve dhe Gjeomekanikës.

Profesor Qaniu përveç mësimdhënies ishte i angazhuar edhe në shumë punë profesionale nga lëmia e Inxhinierisë së Ndërtimit. Ishte i angazhuar në ekzekutimin e shumë objekteve në vendlindjen e tij, në Rahovecin e tij të dashur që për asnjë moment nuk Ju nda. Kishte mbikëqyrje dhe projektim të shumë objekteve ndërtimore në shumë komuna të Kosovës.

Ai ishte i përkushtuar edhe në punën shkencore dhe hulumtuese nga lëmia e Gjeomekanikës ku edhe publikoi një numër të konsiderueshëm të punimeve në revista me renome kombëtare dhe ndërkombëtare.  

Profesor Qaniu ishte i dashur për studentet e tij, i respektuar nga koleget e tij, bashkëpunues dhe përkrahës me profesionistet e lëmisë qe i takonte.

  • Do ti mungoi shumë Fakultetit, studentëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me te. Por, Vepra e tij do të jetë udhërrëfyes për të gjithë.
  • Shumë zbrastësi për familjarët, studentët, koleget dhe miqtë.

 

Qoftë i përhershëm kujtimi për Profesor Qaniun!