Vizitë Shkollës së Mesme Teknike "28 Nëntori" Prishtinë

27 Maj 2021
SHARE

Me 27 maj 2021, u organizua vizitë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, përkatësisht Dekani dhe disa nga stafi akademik i rregullt i FN-së në shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë. Qëllimi i vizitës është sensibilizimi i Maturantëve të Vendit dhe njoftimi me programet e Studimit që ofron FN-ja si dhe bashkëpunimi në të ardhmen për fushat e Ndërtimtarisë. FN-ja falënderon mikpritjen dhe organizimin e vizitës me karakter pune nga Drejtoresha dhe personeli i Shkollës.