Prof. Ass. Florim Grajçevci

Prof. Ass. Florim Grajçevci

Dekan

Nr.kontaktues:

+383 38 548 644

Ne Shqip


Të nderuar kolegë, të dashur miq dhe Studentë, mirëserdhët në platformën elektronike të Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Fakulteti i Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës është institucioni më i vjetër dhe më i madhi në fushat e Ndërtimit në vendin tonë. Fakulteti jonë ka traditë të pasur të aktiviteteve të saja duke numëruar punën që nga fillimi i themelimit në 1961. Ky vit konsiderohet jubilar duke numëruar 60 vite pune nga themelimi.

Ky prezantim dhe kjo faqe elektronike është e menduar që të ofroj informata të rëndësishme lidhur me aktivitetet dhe jetën akademike dhe studentore të Fakultetit tonë. Aktivitetet e rëndomta të Fakultetit prezantohen përmes aktiviteteve mësimore, shërbimeve studentore, oraret mësimore, oraret e provimeve etj. Organet kolegjiale të Fakultetit, personeli akademik, personeli administrativ dhe mundësia e kontakteve direkte janë të shfaqura në informata. Jeta studentore, aktivitetet e studentëve, këshilli studentor janë pjesë përbërëse e Fakultetit.

Inxhinierët të cilët kanë përfunduar studimet në Fakultetin tonë numërojnë të arriturat në projektime dhe ndërtime të objekteve të shumëllojshme. Janë shumë shërbime të cilat Inxhinierët janë në gjendje të ofrojnë për tregun e punës sikur, mbikëqyrjet profesionale, vlerësime të ndryshme të projekteve dhe objekteve si dhe punë të tjera që lidhen me profesionin. Shumë nga kuadrat tona janë pjesë e shumë kompanive me renome në rajon dhe Botë si dhe në institucione, përkatësisht Universitete të njohura arsimore.

Studentët i porosisë që studimet e shkencave të inxhinierisë teknike – të ndërtimit, strukturave, hidroteknikës, gjeodezisë, inxhinierisë së mjedisit të cilat zhvillohen në Fakultetin tonë janë me peshë dhe voluminoze, prandaj studimet në programet tona kërkojnë angazhim dhe punë të pa ndërprerë, përcjellje të rregullt të mësimit, ushtrimeve dhe ushtrimeve laboratorike të cilat janë të detyruara. Motoja “Studenti në qendër të vëmendjes” do të shërbej për personelin akademik dhe administrativ që fokusimi për Studentët të jetë në maksimum në shërbime të shpejta, në mësimdhënie të avancuar, lehtësimin e procedurave administrative ndërsa fokusi kryesor është te mësimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm.

 

In English


Dear colleagues, dear friends and Students, welcome to the electronic platform of the Faculty of Civil Engineering.

The Faculty of Civil Engineering of the University of Prishtina is the oldest and largest institution in the field of Civil Engineering in our country. Our faculty has a rich tradition of its activities counting the work since the beginning of the establishment in 1961. This year is considered jubilee counting 60 years of work since the founding.

This presentation and this website are intended to provide important information regarding the activities, academic and student life of our Faculty. The usual activities of the Faculty are presented through teaching activities, student services, teaching schedules, exam schedules, etc. The collegial bodies of the Faculty, the academic staff, the administrative staff and the possibility of direct contacts are displayed in the information. Student life, student activities, student council are an integral part of the Faculty.

Engineers who have completed their studies at our Faculty count the achievements in the design and construction of various facilities. There are many services that Engineers are able to provide for the labor market such as, professional supervision, various evaluations of projects and facilities as well as other work related to the profession. Many of our staff are part of many reputable companies in the region and the world as well as in institutions, namely well-known educational universities.

To the students I say that the studies of technical engineering sciences - construction, structures, hydrotechnics, geodesy, environmental engineering which take place in our Faculty are weighty and voluminous, therefore the studies in our programs require commitment and uninterrupted work, follow-up regular learning, numerical and laboratory exercises which are mandatory. The motto "Student in the center of attention" will serve the academic and administrative staff so that the focus on the students is on maximum for fast services, advanced teaching, facilitation of administrative procedures while the main focus is on continuous learning and assessment.

 

Prof.ass.Dr. Florim Graçevci